Vigàn Group kërkon të punësojë Jurist/e.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Ofron këshillim pranë kompanisë, eprorit direkt apo anëtareve të tjerë të stafit;
- Dhënia e informacioneve të sakta dhe të përditësuara për çështje ligjore në sektorin e biznesit;
- Harton, rishikon dhe negocion kontrata dhe marreveshje të ndryshme që lidh kompania me palë të treta dhe punonjësit e saj;
- Menaxhimi dhe zgjidhja e situatave me rrezikshmëri ligjore që mund t’i kanosen kompanisë;
- Kujdeset për pajtueshmërinë e veprimtarisë së kompanisë me legjislacionin në fuqi;
- Hulumton dhe vlerëson faktorë të ndryshëm risku që lidhen me veprimtarinë e kompanisë;
- Mban komunikim të vazhdueshëm me stafin e brendshëm të kompanisë;
- Menaxhon marrëdheniet e kompanisë me çdo palë të tretë;
- Qëndron i perditësuar lidhur me ndryshimet në legjislacion;
- Koordinohet me hierarkinë e lartë të kompanisë për çështjet e përditshme të punës.
Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë në Drejtësi;
- Avantazh: studimet jashtë vendit;
- Të ketë eksperiencë pune minimumi 3 vjet;
- Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;
- Avantazh: njohja e gjuhëve të tjera;
- Të ketë njohuri shumë të mira të programeve kompjuterike/ Paketa Microsoft Office;
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese, bashkëpunuese dhe vendimmarrëse;
Për të aplikuar për këtë pozicion pune, dërgoni CV-në në adresën e e-mailit hr@vigangroup.com.