Kredo Finance po kërkon të punësojë, me kohë të plotë, një Jurist menaxher për t’ju bashkuar stafit të Departamentit Juridik.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Siguron asistencë dhe mendim ligjor për departamentet dhe organet menaxhuese të institucionit financiar në baza ditore;
- Mban aktivitetet e kompanisë në përputhje me legjislacionin e ri;
- Kujdeset për pajtueshmërinë e kompanisë me rregullat, rregulloret e brendshme dhe ligjet e tjera të zbatueshme në fuqi;
- Jep këshilla ligjore dhe mendim ndaj njësive të biznesit, për zhvillimin e produkteve të reja;
- Harton dhe rishikon termat dhe kushtet ligjore të produkteve të reja dhe fushatave promovuese përkatëse;
- Shqyrton materialet e marketingut për produktet dhe fushatat e reja;
- Jep këshilla ligjore për marrëdhënien me klientët;
- Siguron që produktet dhe shërbimet e ofruara të jenë në përputhje me rregullat dhe rregulloret;
- Jep këshilla ligjore dhe asistencë për çështje gjyqësore që lindin nga procedura të ndryshme ligjore kundër palëve të treta;
- Harton marrëveshjet tregtare që lidh institucioni financiar me partnerë biznesi, ofrues të shërbimeve dhe furnitorët;
- Këshillon departamentin e Burimeve Njerëzore mbi ligjin e punësimit dhe çështjet e punës;
- Nxit zbatimin e parimeve më të mira të qeverisjes së korporatave në të gjithë institucionet financiare;
- Siguron krijimin dhe / ose azhornimin e çdo politike dhe / ose procedure në lidhje me çështjet e Qeverisjes së Korporatave që mund të kërkohen nga legjislacioni në fuqi dhe / ose korniza rregullative;
- Kujdeset për respektimin e Statutit sipas liçensimit nga Banka e Shqipërisë;
- Propozon ndryshime siç kërkohen nga Banka Kombëtare e Shqipërisë;
- Siguron kryerjen e formaliteteve ligjore përkatëse (në Regjistrin Tregtar, Bankën Kombëtare të Shqipërisë dhe Regjistrin e Aksioneve);
- Zgjidh çështje ligjore në lidhje me veprimtarinë e institucionit financiar në përputhje me legjislacionin actual;
- Jep këshilla ligjore dhe siguron që interesat ligjore të institucionit financiar të mbrohen në mënyrën më të mirë të mundshme;
- Të negociojë, përgatisë dhe rishikojë kontratat, marrëveshjet dhe dokumentet e tjera ligjore;
Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:
- Të ketë eksperiencë pune minimumi 3 vjet në banka ose institucione të tjera financiare;
- Të ketë njohuri shumë të mira të ligjit bankar, ligjit tregtar dhe ligjeve të tjera të zbatueshme në fuqi;
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
- Të ketë njohuri shumë të mira Paketës Microsoft Office;
- Të ketë aftësi shumë të mira analitike, planifikuese dhe menaxhuese;
- Të ketë aftësi për të reaguar ndaj ngjarje të papritura;
- Të ketë aftësi të forta prezantuese dhe ndërpersonale;
- Të ketë njohuri shumë të mira në të shkruar dhe në të folur, në anglisht dhe në shqip;
- Të ketë njohuri të mira të praktikave më të mira të qeverisjes korporative;
- Të demonstrojë përvojë në mbështetjen e organeve drejtuese.
Për të aplikuar për këtë pozicion pune, dërgoni CV-në në adresën e e-mailit rekrutime@kredo.al.
Afati i fundit i aplikimit: 18/07/2021.