AGIKONS sh.p.k një kompani që operon në fushën e ndërtimit në Shqipëri po kërkon të zgjerojë stafin e saj në Departamentin Juridik, në pozicionin: Jurist/e.
Përgjegjësitë Kryesore:
- Harton kontrata dhe marrëveshje të ndryshme që lidh kompania me klientët, furnitorët etj
- Ndjek proçeset e ndryshme të administrimit si psh. proçesin për leje ndërtimi, leje shfrytëzimi, hipotekimin e pallateve dhe rezidencave, verifikimin hipotekor të pronave dhe procedurat e tjera të nevojshme për ndërtimin e një objekti
- Përfaqëson kompaninë pranë institucioneve administrative dhe ndjek procedurat ligjore, ankimimet, prapsimet, korrespondencat zyrtare me autoritetet shtetërore për çështje të caktuara ligjore të veprimtarisë së shoqërisë
- Përfaqëson shoqëritë e grupit për çështje të ndryshme gjygjësore, që nga përpilimi i padive, ankimimeve, ndjekjen e negociatave etj.
Kualifikimet dhe Aftësitë
- Të ketë mbaruar arsimin e lartë për Drejtësi
- Të ketë të paktën 5 vjet eksperiencë pune si Jurist/e
- Të zotrojë shumë mire ‘’Paketën Office’’
- Të zotrojë në nivel të mire gjuhën angleze
- Të ketë aftësi shumë të mira në formulimin e qartë të mendimit juridik dhe shkrimit të tij sipas formateve të kërkuara
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi, prezantimi dhe pune në grup.
Aplikantët e interesuar mund të dërgojnë CV-të e tyre në adresën email: hr@agikons.com .