Legit ka një vend vakant pune për një jurist/avokat shqipta për të na u bashkuar në rrugëtimin e ndërtimit të Legit, platformës së parë legaltech në Shqipëri dhe Kosovë!
Së bashku do të përgatisim kontrata, shkrime, artikuj, lajme dhe zgjerojmë dijet përsa i përket teknologjisë, ligjit dhe të drejtës së biznesit.
➡️ Ky pozicion është i përshtatshëm për njohës dhe praktikues të mirë të së drejtës tregtare dhe civile në Shqipëri.
Kualifikimet e nevojshme:
- Diplomë BA në Drejtësi
- Njohje shumë e mirë e gjuhës shqipe dhe angleze (njohja e gjuhës gjermane përbën prioritet)
- Eksperiencë në shkrim aktesh dhe artikush ligjorë
- Eksperienca e punës ë pozicione të ngjashme përbën avantazh
Apliko duke dërguar në info@legit.al:
- CV
- ̈ Letër motivimi (jo më të gjatë se 800 fjalë, në gjuhën shqipe dhe angleze)
Aplikimet jo të plota nuk do të konsiderohen. Do të kontaktohen vetëm aplikantët e suksesshëm për intervistë.
Presim aplikimet tuaja deri në datë 10 Maj 2021.
Ne mezi presim që të punojmë bashkë, shpresojmë që edhe ju!