PunësimVende Pune në Agjencinë e Ndihmës Juridike Falas

June 29, 20210

Në pajtim me Marrëveshjen e arritur në mes të ANJF-së dhe GIZ , Agjencia për Ndihmë Juridike Falas shpall:

K O N K U R S
Për plotësimin e vendeve të punës 

Titulli i pozitës : Zyrtar/e Ligjor – (4 pozita)
Institucioni : Agjencia për Ndihmë Juridike Falas – Projekt i mbështetur nga GIZ
Departamenti : Departamenti për Shërbime Juridike
Vendi Punës:

  • Zyrtar Ligjor Podujevë 1 (një) pozitë
  • Zyrtar Ligjor Klinë 1 (një) pozitë
  • Zyrtar Ligjor (punë në teren) Lipjan, Shtime, 1 (një) pozitë
  • Zyrtar Ligjor (punë në teren) Kaçanik, Hani i Elezit 1 (një) pozitë

Detyrat kryesore:   

  1. Ofron ndihmë juridike falas, aplikuesve të kualifikuar, në lëmin: civile, administrative, penale dhe kundërvajtëse
  2. Ofron ndihmë juridike falas të menjëhershme, nëpërmjet telefonit, personave të arrestuar apo të ndaluar në polici, edhe pas orarit te punës (brenda 24 orëve)
  3. Angazhon avokatët nga lista e avokatëve të ofruar nga OAK,  njëkohësisht përcjell ecurinë e lëndës
  4. Nxjerr vendime lidhur me aprovimin apo refuzimin e ndihmës juridike falas
  5. Bashkëpunon me institucionet relevante lidhur me ofrimin e ndihmës juridike falas
  6. Kryen hulumtime dhe analiza lidhur me ofruesit dhe përfituesit e ndihmës juridike falas dhe prezanton rekomandimet nga të gjeturat hulumtuese
  7. Kujdeset për respektimin e të gjitha afateve ligjore në pajtim me legjislacionin në fuqi të Republikës se Kosovës
  8. Mban evidencë, ruan dhe arkivon lëndët e përfituesve të ndihmës juridike falas
  9. Përpilon raporte të rregullta për mbikëqyrësin e drejtpërdrejtë
  10. Kryen detyra tjera në përputhje me mandatin ligjor

Kualifikimet pëvoja afësitë dhe karakteristikat personale:

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës
  • Njohuri të thellë dhe të specializuar në fushën e legjislacionit dhe hartimin e akteve nënligjore
  • Njohuri te ligjeve dhe rregulloreve te aplikueshme
  • Shkathtësi ne komunikim planifikim të punës koordinimi eventual i personelit në nivel administrativ
  • Shkathtësi hulumtuese analitike vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale
  • Njohuri të gjuhës shqipe, e dëshirueshme edhe njohja e gjuhës serbe
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Exel, Power Point, Access)
  • Diplomë Universitare-Fakulteti Juridik, minimum dy vite përvojë pune profesionale

Kohëzgjatja e kontratës: 1 vit

Procedura e konkurrimit

  • Formulari për punësim mund të merret në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas Rr.” Zejnel Salihu” nr. 30 Prishtinë dhe ne web faqen  www.anjf-rks.net.
  • Së bashku me formularin e punësimit duhet të dorëzohet dëshmia për kualifikim shkollor, kurset e ndjekura, dëshmitë për përvojën e punës, dy referenca, kopjet e dy raporteve te fundit te njëpasnjëshme të vlerësimit të punës, dokumente identifikuese.
  • Përdorimi i formularit të gabueshëm dhe ai i pakompletuar me të dhënat e kërkuara do të konsiderohet i pavlefshëm.
  • Kërkesat dorëzohen në Zyrën e Personelit nr. Nr. 3 në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas Rr.” Zejnel Salihu” nr. 30 Prishtinë ose me postë.

Afati i konkurrimit është prej datës 24.06.2021 deri me datë  08.07.2021 në orën 16:00h

Për informata shtesë, ju lutemi telefononi në numrin: 038 200 18 942

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

http://blog.legit.al/wp-content/uploads/2020/12/logit-white-red-icon.png
Tirana, Albania & Pristina, Kosovo
+ 355 69 634 0059
info@legit.al

Follow us:

STAY INFORMED

Subscribe


Legit.al. Calls may be recorded for quality and training purposes.

Copyright © Legit 2020