Dhoma Ndërkombëtare e Tregtisë në Belgjikë do të organizojë webinarin me temë “Arbitrazhi dhe Siguria Kibernetike”. Përdorimi i teknologjisë së informacionit në arbitrazhin ndërkombëtar, qoftë për shkëmbimin e dokumenteve dhe provave materiale, ose për të organizuar seanca dëgjimore virtuale, është bërë i pashmangshëm. Mjetet e trajtimit të situatave, mjetet e shkëmbimit të dokumentave, të dhënat e dhomave virtuale dhe mjeteve të video – konferencave janë në dispozicion në të gjitha format dhe madhësitë. Gjatë këtij webinari multidisiplinar, do të diskutohet pse është e rëndësishme që arbitrat t’i auditojnë siç duhet mjetet e IT -së që ata përdorin, e do të jepen këshilla praktike me natyrë ligjore dhe teknike. Së bashku me ekspertët e sigurisë kibernetike, do të udhëzoheni sipas rekomandimeve të Raportit të Komisionit të ICC mbi Teknologjinë e Informacionit në Arbitrazhin Ndërkombëtar.
Temat që do të trajtohen gjatë webinarit:
- Rreziqet kibernetike globale që prekin sigurinë dhe privatësinë: aksesueshmëria e të dhënave, integriteti i të dhënave, shkeljet e konfidencialitetit, etj
- Siguria e seancave virtuale (rregullat për seancat virtuale të miratuara nga ICC dhe institucionet e tjera, aspektet ligjore, pëlqimi i palëve, identifikimi i rreziqeve kryesore dhe përgjigjet e komunitetit të arbitrazhit)
- Rreziqet kryesore dhe implikimet e përdorimit të mjeteve të IT -së në arbitrazhin ndërkombëtar (përgjegjësia kontraktuale, shkelja, mbrojtja e të dhënave personale)
- Rekomandime praktike për zgjedhjen midis mjeteve të ndryshme të IT -së
Dita e Ngjarjes: 21 tetor 2021, ora 15:00 – 16:30
Palët e interesuara mund të regjistrohen këtu.