Misioni i OSBE -së në Kosovë po kërkon një Zëvendësdrejtues/e për Departamentin e të Drejtave të Njeriut dhe Komuniteteve.
Kërkesat e përgjithshme
- Gjendje e shkëlqyer fizike
- Posedimi i lejes së drejtimit dhe pasja e aftësisë për të drejtuar automjetin duke përdorur kamio manuale
- Aftësi për të përballuar vështirësitë fizike dhe gatishmërinë për të punuar orë shtesë dhe në një mjedis me infrastrukturë të kufizuar
Kërkesa për Fushën e Ekspertizës
- Përvojë pune në fushën e të drejtave të njeriut, minoriteteve ose çështjet gjinore
- Aftësi të dukshme organizative, analitike, komunikuese dhe ndërpersonale
- Përvojë në hartimin e raporteve
- Diplomë universitare e nivelit të dytë/trajnime të certifikuara në fushat përkatëse.
- Avantazh: Diplomë universitare e nivelit të dytë në disiplinë menaxhimi
- Diplomë universitare e nivelit të parë, kombinuar me dy vjet përvojë shtesë kualifikuese mund të pranohet në vend të diplomës universitare të nivelit të dytë.
- Të paktëm 10 vjet përvojë profesionale të rëndësishme, të larmishme, me ushtrim përgjegjësish në mënyrë progresive, duke përfshirë të paktën 5 vjet në nivel menaxhues – i ngjashëm me pozicionin aktual
Të detyrueshme:
- Eksperiencë menaxhuese dhe mbikqyrëse
- Njohuri të demonstruara nga puna në fushën e të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit dhe/ose programet me komunitetin minoritar
- Përvojë në kontrollin e cilësisë së programeve, raporteve dhe aktiviteteve
- Përvojë në shkrimin dhe redaktimin e raporteve analitike
- Aftësi dhe gatishmëri e demonstruar për të punuar si anëtar/e i/e një ekipi, me njerëz me prejardhje të ndryshme kulturore/ fetare dhe pikëpamje të ndryshme politike, duke ruajtur paanshmërinë dhe objektivitetin
- Aftësi për të nxitur një mjedis pune kolegjial, gjithëpërfshirës
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (niveli: profesional)
- Aftësi për të përdorur aplikacionet e Windows, përfshirë përpunimin e tekstit dhe dërgimin e e-maileve; dhe,
- Fleksibilitet dhe aftësi për të punuar nën presion dhe brenda afateve të limituara
Avantazh
- Diplomë universitare e nivelit të dytë në një disiplinë menaxhimi
- Njohuri të gjuhës lokale ose gjuhës më të zakonshme të folur në zonën e Misionit
- Edukim dhe përvojë pune me sistemin ligjor kontinental evropian
- Përvojë me programet e integrimit gjinor
- Njohuri për historinë dhe zhvillimet politike rajonale; dhe/ose,
- Njohja me parimet e OSBE -së, angazhimet dhe monitorimin e OSBE -së
Detyrat dhe Përgjegjësitë
- Asiston Drejtorin në koordinimin e strategjisë, politikës, programit dhe buxhetit të Departamentit
- Siguron kontrollin e cilësisë së programeve, raporteve dhe aktiviteteve të Departamentit duke analizuar pikat e forta dhe të dobëta, duke propozuar përmirësimet e nevojshme, duke punuar me stafin e Departamentit për të siguruar produktin e punës aktual dhe me ndikim; dhe duke shërbyer si Kryeredaktor i Departamentit
- Mbikëqyr integrimin gjinor brenda aktiviteteve buxhetore dhe jo-buxhetore të Departamentit
- Siguron që komunikimi midis stafit të Departamentit dhe stafit të selisë të jetë i ngushtë dhe i koordinuar; është përgjegjës për transmetimin e vazhdueshëm të politikave të Departamentit në terren, duke siguruar që Qendrat Rajonale të OSBE -së të jenë të integruara mirë në Departament
- Ndihmon Drejtorin në përcaktimin e kërkesave të personelit dhe adreson në mënyrë proaktive të çështjeve të personelit
- Vendos marrëdhënie pune me partnerë të jashtëm duke përfshirë organizata të tjera ndërkombëtare që punojnë në fushën e të drejtave të njeriut, përfaqësues të institucioneve të Kosovës dhe OJF -të vendore dhe ndërkombëtare
- Vepron si Drejtor i Përkohshëm i Departamentit për të Drejtat e Njeriut dhe Komunitetet gjatë mungesës së Drejtorit
- Kryen detyra të tjera të caktuara nga Drejtori, deri në masën 30%
Afati i Fundit i Aplikimit: 7 Tetor 2021
Të gjithë kandidatët e interesuar mund të vazhdojnë me procedurat e aplikimit duke ndjekur këtë link.