Misioni i OSBE-së në Kosovë po kërkon një Zyrtar/e të Lartë Ligjor/e.
Kërkesat e përgjithshme
- Gjendje e shkëlqyer fizike
- Posedimi i lejes së drejtimit dhe pasja e aftësisë për të drejtuar automjetin duke përdorur kamio manuale
- Aftësi për të përballuar vështirësitë fizike dhe gatishmërinë për të punuar orë shtesë dhe në një mjedis me infrastrukturë të kufizuar
Kërkesa për Fushën e Ekspertizës
- Bachelor në drejtësi ose përvojë të mëparëshme (të rëndësishme) pune në drejtësinë penale dhe/ose zbatimin e ligjit
- Përvojë në praktikimin e ligjit, p.sh. gjyqtarë, prokurorë, avokatë, etj.
- Njohuri për procedurat në sallën e gjyqit; ligjin dhe procedurën penale
- Njohuri për standardet dhe instrumentet e procedurës juridike ndërkombëtare
- Aftësi të dukshme organizative, analitike, komunikuese dhe ndërpersonale
- Së paku 6 vjet përvojë profesionale përkatëse
Aftësi të detyrueshme:
- Diplomë universitare e nivelit të parë në fushën përkatëse
- Njohuri për procedurat në sallën e gjyqit, në fushat e së drejtës dhe procedurës penale; të drejtën civile ose administrative dhe procedurat përkatëse
- Njohuri për të drejtën ndërkombëtare dhe për të drejtat e njeriut
- Përvojë në punën me gjykatat ose monitorimin e gjykatave
- Aftësi dhe gatishmëri e demonstruar për të punuar si anëtar i një ekipi, me njerëz me prejardhje të ndryshme kulturore dhe fetare, gjini të ndryshme dhe pikëpamje të ndryshme politike, duke ruajtur paanshmërinë dhe objektivitetin
- Ndjeshmëri dhe gjykim kulturor i demonstruar ndaj kushteve dhe bashkësive lokale
- Fleksibilitet dhe aftësi për të punuar nën presion dhe brenda një afati kohor të kufizuar
- Njohuri shumë të mira të Anglishtes profesionale
- Aftësia për të përdorur aplikacionet e Windows, duke përfshirë përpunimin e tekstit dhe e-mail
Avantazh
- Njohja e situatës politike rajonale dhe sistemit ligjor në zonën e Misionit
- Përvojë në reformën gjyqësore ose drejtësinë kalimtare
- Përvojë e mëparshme ndërkombëtare në zonat e misionit, mundësisht në rajonin e Evropës Juglindore
- Përvojë me menaxhimin e projekteve
- Njohuri të gjuhëve të tjera lokale ose gjuhëve më të zakonshme
Detyrat dhe Përgjegjësitë
- Monitoron rastet e së drejtës penale, civile ose administrative dhe ato në sektorin e drejtësisë
- Raporton në baza javore mbi shkeljet sistematike të të drejtave të njeriut dhe çështje të tjera ligjore të vëzhguara përmes monitorimit të sektorit të drejtësisë në fushën e përgjegjësisë
- Ndihmon në hartimin e raporteve duke siguruar informacion statistikor dhe analiza ligjore të shkeljeve të të drejtave të njeriut në fushat e përkatëse
- Mban kontakte profesionale me profesionistë ligjorë brenda sektorit të drejtësisë
- Shërben si ndërlidhës midis Misionit dhe aktorëve vendorë dhe ndërkombëtarë që veprojnë në sektorin e drejtësisë në fushën e përgjegjësisë
- Harton dhe menaxhon projekte që synojnë përmirësimin e sektorit të drejtësisë në fushën e përgjegjësisë
- Ofron mbështetje për institucionet përkatëse të Kosovës që kanë për qëllim trajnimin e avokatëve, prokurorëve dhe gjyqtarëve që punojnë në Kosovë, duke përfshirë vlerësimin e nevojave për trajnim, zhvillimin e planit të trajnimit dhe kurrikulave, shpërndarjen e paketave të identifikuara të trajnimit
- Mbikqyr stafin
- Kryen detyra të tjera sipas kërkesës
Afati i fundit i aplikimeve: 14.09.2021
Të gjithë kandidatët e interesuar mund të vazhdojnë me procedurat e aplikimit duke ndjekur këtë link.