Bashkia e Tiranës në kuadër të projektit “Mbështetje financiare (Grant) për biznese të reja “të gjelbërta” të cilat bazohen në një model eko-miqësor, ose biznese ekzistuese të cilat tentojnë të shndërrohen në biznese “të gjelbërta” duke futur elementë “go-green” në to, ka shpallur thirrjen për aplikime.
Të gjithë individët apo kompanitë e interesuar, ftohen të marrin pjesë në këtë projekt, i cili ka si qëllim stimulimin dhe motivimin e sipërmarrësve për të filluar biznese të reja që janë miqësore me mjedisin, të dizenjuara për të rritur qëndrueshmërinë mjedisore apo për të zhvilluar biznese që janë të vetëdijshëm për ndikimin e tyre në mjedis dhe për të ndërmarrë hapa jo vetëm për të zbutur dëmin që shkakton metoda dhe produktet e tyre të prodhimit, por për të punuar në mënyrë aktive drejt një planeti më të gjelbër
Granti do të mbështesë biznese të reja apo ekzistuese të gjelbërta, për një afat kohor jo më shumë se sa një vit dhe në shumë deri në 500.000 (pesëqind mijë) lekë.
Propozimet që do të dorëzohen duhet të përfshijnë dokumentat e mëposhtme:
- Formularin e Aplikimit për Grantin e Gjelbërt;
- Planin e Biznesit dhe të Financimit sipas modelit të kërkuar (certifikime/patenta, dokumenta të tjerë suportues të cilat do të vërtetojne për bizneset ekzistente dhe start up elementin eko miqësor);
- Formularin e vetëdeklarimit;
- Kopjen e kartës së identitetit;
- Kopjen e ekstraktit të biznesit nga regjistri tregtar të lëshuar nga QKB për bizneset ekzistuese (nga e-albania);
- Të gjithë aplikantët që synojnë të hapin një biznes të ri, kanë afat 15 ditë pas aprovimit të Grantit nga Komisioni i Aprovimit të Grantit dhe firmosjes së Kontratës për regjistrimin e biznesit të tyre pranë zyrave të QKB;
- Vërtetim origjinal për llogari bankare në lekë për bizneset ekzistuese. Bizneset e reja do të sjellin llogarinë bankare pasi të jenë shpallur fitues dhe të jenë regjistruar në QKB.
Të gjithë aplikantët duhet t’i qëndrojnë në mënyrë rigoroze formatit të aplikimit të publikuara në udhëzimin e Bashkisë Tiranë.