Jurist te Studio Ligjore Celiku


Studio Ligjore “ÇELIKU” kërkon të përzgjedhë një Jurist/e, për një nga klientët e saj – shoqëri tregtare që operon në fushën e ndërtimeve.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Përpilon  kontrata apo marrëveshje me klientët dhe furnitorët
  • Përpilon ankime administrative
  • Monitoron proceset administrative si: marrja dhe zbatimi i lejeve të ndërtimit, lejeve të shfrytëzimit, verifikime hipotekore dhe procese të tjera të ngjashme, të nevojshme përgjatë realizimit të aktivitetit të ndërtimit
  • Përfaqëson shoqërinë pranë institucioneve administrative si Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Qendra Kombëtare e Biznesit, Inspektorati Kombëtar/Rajonal të Mbrojtjes së Territorit etj
  • Mban korrespondencën, monitorimin apo ankimimin e proceseve administrative që lidhen me institucionet në fjalë
  • Mban e kontakteve me Studio Ligjore “ÇELIKU”, përfaqësuese ligjore e shoqërisë, me të cilën konsultohet vazhdimisht për realizimin e të gjitha proceseve të përmendura.

 

Kualifikimet dhe aftësitë:

  • Diplomë Bachelor në drejtësi 
  • Avantazh: kandidatët/et me diplomë të nivelit master dhe/ose me titullin e avokatit
  • Të ketë 3 vite eksperiencë pune 
  • Avantazh: eksperiencë e mëparshme pune si jurist/e në shoqëri tregtare apo njohja e mirë e legjislacionit të zbatueshëm në fushën e ndërtimeve dhe/ose ligjit për kadastrën
  • Zotërimi i gjuhës angleze 
  • Avantazh: njohje shumë e mirë e gjuhës italiane;
  • Të ketë njohuri të përgjithshme rreth legjislacionit për shoqëritë tregtare, ndërtimet, kadastrën, etj
  • Të ketë njohuri të mira kompiuterike, minimalisht të paketës “Office”
  • Gatishmëri për të punuar si në zyrë, ashtu edhe jashtë zyre.

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV dhe letër motivimi, deri në datën 25 gusht, ora 17:00, në adresën e emailit: studioceliku@outlook.com.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *