Misioni i OSBE-së në Prishtinë, Kosovë kërkon të punësojë një ekspert lokal në shkeljen e të drejtave të autorit – pronësinë intelektuale dhe mbrojtjen e markave tregtare (SSAs).
Eksperti duhet të thellojë njohuritë e pjesëmarrësve në lidhje me legjislacionin që mbron të drejtën e autorit, pronën industriale, mënyrat dhe llojet e shkeljes së të drejtës së autorit, si dhe mënyrat për të hetuar veprat penale që cenojnë këtë të drejtë.
Trajnimi do të mbulojë:
- Përkufizimin e pronësisë industriale, e të drejtave të autorit dhe të drejtave të lidhura me to;
- Standartet dhe zhvillimet ndërkombëtare në fushën e pronësisë intelektuale;
- Dimensionet ekonomike të pronësisë intelektuale;
- Çështjet globale të pronësisë intelektuale.
- Kornizën legjislative dhe situatën aktuale në Kosovë
Trajnimi do të ofrohet për 20 pjesëmarrës, të përbërë nga:
- Përfaqësues të Policisë së Kosovës (mbikëqyrës dhe hetues të nivelit të parë)
- Prokuroria
- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) dhe
- Administrata Tatimore në Kosovë (ATK)
Kohëzgjatja e Detyrës:
Tre ditë pune.
Eksperti do të jetë përgjegjës për:
- Zhvillimin e metodologjisë dhe materialeve të trajnimit në konsultim me menaxherin e aktivitetit dhe dhënien e agjendës, materialeve të trajnimit – prezantimin dhe studimet e rasteve para trajnimit;
- Ofrimim e një trajnimi dy-ditor mbi temat: përcaktimi i pronësisë industriale, e drejta e autorit dhe të drejtat e lidhura me to; Zhvillimet ndërkombëtare në fushën e pronësisë intelektuale; Dimensionet ekonomike të pronësisë intelektuale; Çështjet globale të pronësisë intelektuale.
- Identifikimin e boshllëqeve të mundshme legjislative dhe paraqitjen e rekomandimeve që duhet të merren parasysh nga institucionet përkatëse në Kosovë.
- Kryerjen e një vlerësimi para-trajnimit për të kuptuar njohuritë paraprake të pjesmarrësve mbi temat e përfshira në trajnim, në mënyrë që të hartohet një strategji e përshtatshme për trajnimin.
- Kryerjen e një vlerësimi pas trajnimit për të përcaktuar nëse trajnimi ishte i dobishëm për pjesëmarrësit dhe për të identifikuar ndonjë veprim të nevojshëm pasues.
Kualifikimet e nevojshme:
- Diplomë Bachelor në Drejtësi ose fushë të ngjashme me fokus në patentat dhe pronësinë intelektuale;
- Së paku 5 vjet përvojë përkatëse në fushën e pronësisë intelektuale dhe patentave;
- Përvojë e dëshmuar në dhënien e kurseve të specializuara në kontekstin e pronësisë intelektuale;
- Njohuri mbi legjislacionin, praktikat ligjore dhe institucionale të Kosovës dhe ato ndërkombëtare në fushën e PI.
- Njohje shumë e mirë e gjuhës shqipe dhe angleze.
- Ndjeshmëri kulturore dhe gjykimi racional profesional.
Për të aplikuar për këtë pozicion duhet të plotësoni formularin e aplikimit të OSBE-së në internet, i cili gjendet në https://jobs.osce.org/vacancies.
Data e Mbylljes së aplikimeve: 31 gusht 2021