Zakonisht kur i thua dikujt se studion drejtësi, ata menjëherë përgjigjen: ‘’ Oh, nuk duhet të jetë aq e vështirë. Mjafton të mësosh përmendësh ligjet ’’
A është studimi i ligjit kaq i thjeshtë në fakt? Çfarë u mësojnë vërtet shkollat ligjore studentëve, nëse jo vetëm ligjet?
Në fakt, studimi i ligjit do të thotë të mësosh parimet thelbësore të ligjit dhe të zotërosh aftësinë e të menduarit si avokat.
Kjo metodë fokusohet në praktikat gjyqësore të mëparshme, të cilat studentët i lexojnë dhe i analizojnë në klasë duke:
- Identifikuar faktet kryesore të paraqitura,
- Identifikuar parimet ose doktrinat të ligjit.
Për më tepër, kjo metodë inkurajon punën në grup midis studentëve. Duke përdorur këtë metodë, ata mësojnë të zgjidhin problemet në mënyrë efikase dhe të mendojnë në mënyrë kritike. Gjithashtu, shumë shkolla ligjorepërdorin ‘’Metodën Sokratike të Çështjeve’, e cila parashikon qëprofesori tju bëjë pyetje studentëve individualisht në lidhje me çështjen në fjalë. Kjo metodë:
- Ndihmon studentin të analizojë, zbatojë dhe vlerësojë rregullat ligjore
- Ofron mundësinë që studentët të mësojnë se si të zbatojnë ligjin në praktikë
- Demonstron një analizë të praktikës gjyqësore dhe sesi doktrina është e ndryshueshme nga praktika
- I mban studentët në një mjedis aktiv mësimi
- Nxit studentët të përdorin njohuritë dhe sintezën në mënyrë që të zgjidhin pyetjet.
Çfarë do të thotë sot shprehja ‘’ të mendosh si avokat ’’? Kurrikula e fakulteteve ligjoresynojnë:
- Zhvillimin e të menduarit kritik
- Mësimin e teknikave të shkrimit ligjor
- Zotërimin e aftësive prezantuese dhe oratorike
- Identifikimin me saktësi të çështjeve në dispozicion dhe uljen e riskut për gabime.
Sidoqoftë, me ndryshimet e tregut, koncepti i “të menduarit si avokat” ka ndryshuar ndjeshëm. Firmat ligjore nuk janë të vetmet që ofrojnë shërbime juridike dhe ligji nuk ka të bëjë vetëm me avokatët. Revolucioni dixhital ka bërëkonsumatorët ligjorë, jo juristët, në personazhet kryesore të tregut ligjor.
‘’Të mendosh si avokat ’’ sot do të thotë:
- Të përqëndrohesh në synimet e klientit
- Të mendosh në mënyrë gjithëpërfshirëse, jo vetëm si një avokat (tradicional)
- Të kesh njohuri për biznesin
- Të kombinosh aftësitë e menaxhimit të projektit dhe njohuritë ligjore
- Të kesh njohuri të mjaftueshme se si ndikon teknologjia në ofrimin e shërbimeve ligjore
- Të bashkëpunosh me profesionistë të tjerë
- Të jesh i vetëdijshëm për kompleksitetin e biznesit
- Të ofrosh udhëzime dhe këshilla praktike.
Për të pasur edhe praktikuar këto aftësi, të paturit një mendim të mirë analitik dhe kritik është thelbësor kur bëhet fjalë të studiosh për drejtësi. Mësimi përmendësh i detajeve është i mirë, megjithatë memorizimi i ligjeve nuk është aq i rëndësishëm duke pasur parasysh që ligjet po ndryshojnë vazhdimisht.
Klasat kryesore përfshijnë:
- E Drejta Kushtetuese:mëson për degët e qeverisë dhe të drejtat dhe liritë e njerëzve
- E Drejta Civile dhe Procedura Civile: përfshin lloje të ndryshme të kontratave, dhe të drejta të tjera të tilla si e drejta e pronësisë, e drejta e trashëgimisë, struktura e padisë, procedura paraprake, apelimet, mocionet dhe kërkesat.
- E Drejta Penale dhe Procedura Penale: përfshin konceptin e përgjegjësisë penale, kategori të ndryshme të veprave penale dhe kundërvajtjeve penale si veprat kundër personave, rendit publik, zyrtarëve
- E Drejta e Detyrimeve: përfshin shkeljen kundër detyrimeve të ligjit si gabimet private, shpifjet, aktet e neglizhencës
- Shkrimi dhe Teknikat Ligjore: i mëson studentët se si të bëjnë kërkime ligjore dhe shkrime ligjore.
Ka dhe klasa të tjera si e drejta administrative, e drejta tregtare, e drejta e korporatës, e drejta e familjes, e drejta tatimore, e drejta ndërkombëtare, e drejta e punës, e drejta mjedisore, e drejta romake, etj.
Sidoqoftë, periudha pas pandemisë i ka shtyrë fakultetet ligjoretë ndryshojnë kurrikulat tradicionale duke shtuar kurse të reja siç janë kurset “’LegalTech’.
Të kesh një njohuri të mirë të ligjit është vetëm një bazë që mësohet në fakultetet ligjore. Në ditët e sotme objektivat parësore të fakulteteve përfshijnë: menaxhimin e projekteve,, analitikën e të dhënave, bazat e biznesit, menaxhimin e riskut, aftësitë e mira komunikuese dhe aftësi të tjera të Avokatit Modern (T-Shaped Lawyer). Fakultetet ligjore duhet të përqëndrohen në nevojat e konsumatorit duke shkuar përtej ligjit material. Duhet të ofrohen zgjidhje duke kombinuar teknologjinë me përvojën praktike. Çdo shkollë ligjore duhet t’u sigurojë studentëve:
- Zhvillimin e mendimit kritik
- Etikën juridike
- Aftësi komunikuese
- Aftësi themelore të teknologjisë dhe analizës së të dhënave
- Ndërgjegjësimin i tregut
- Aftësinë për të njohur nevojat e klientit.
Pra, nëse ndonjëhere ju rastis që dikush të shprehet se shkolla e drejtësisë/ligjit ka të bëjë vetëm me memorizimin e ligjeve, dërgojini ayre të lexojnë këtë blog nga Legit, dhe ndoshta dhe ata do të mësojnë se çfarë do të thotë në të vërtetë të studiosh drejtësi.