Fondacioni jofitimprurës Aksioni për Nënat dhe Fëmijët kërkon mbështetjen e një Konsulenti/eje Kombëtar/e ose një Ekipi Konsulentësh Kombëtarë për të mbështetur ANF për të forcuar politikat dhe praktikat e saj mbi Mbrojtjen nga Shfrytëzimi Seksual dhe Abuzimi dhe Mbrojtjen e Fëmijëve.
Detyrat
- Zhvillon takim me ANF
- Zhvillon raportin fillestar
- Rishikon politikat ekzistuese të ANF dhe forcon politikat e MSHSA dhe politikat e mbrojtjes së fëmijëve aty ku është e nevojshme
- Përpilon politika/dokumente shtesë siç udhëzohen në MSHSA dhe protokollet e mbrojtjes së fëmijëve
- Harmonizon të gjitha rregulloret/politikat e ANF me politikat e reja të MSHSA dhe Mbrojtjes së Fëmijëve
- Përditëson rregulloret/politikat në përputhje me rrethanat e reja të MSHSA -së dhe politikave të mbrojtjes së fëmijëve
- Ofron të gjitha versionet e dokumenteve/politikave të zhvilluara
- Përfundon dokumentet/politikat pas komenteve nga ANF
Kualifikimet Profesionale
- Diplomë Master dhe/ose certifikime në fushat përkatëse
- Përvojë e mëparshme në zhvillimin e politikave të MSHSA-së dhe/ose të Mbrojtjes së Fëmijëve
- Përvojë në hartimin e rregulloreve/procedurave të brendshme për organizatat/institucionet
- Njohuri të shkëlqyera në anglishten e folur dhe të shkruar
Aplikimet duhet të dorëzohen në gjuhën angleze dhe duhet të përfshijnë:
- Propozimin financiar
- CV
- Shembuj pune të ngjashme të kryer në të kaluarën
Aplikimi dhe propozimi financiar duhet të dërgohen në jobs@amchealth.org deri më 12 Shtator 2021.