Legit po kërkon një Avokat/e të specializuar në Pronësinë Intelektuale
Kërkesat:
- Bachelor dhe Master në Drejtësi
- Të ketë licence Avokatie
- Të jetë përfaqësues i autorizuar pranë DPPI
- Të veprojë si avokate e jashtme / avokat i jashtëm
- Eksperiencë pune si Avokat/e në fushën e Pronësisë Intelektuale ose rol i ngjashëm në një departament ligjor, minimumi 2 vite
- Eksperiencë me përfaqësimin në DPPI
- Njohuri të kuadrit ligjor shqiptar dhe ndërkombëtar
- Njohuri të shkëlqyera të ligjit për pronësinë industriale, ligjit për të drejtat e autorit dhe të drejta të tjera të lidhura me to, si dhe akteve të tjera në fuqi
- Familjar/e me aspektet teknike dhe ligjore të Pronësisë Intelektuale
- Eksperiencë e dëshmuar në procesin e aplikimit për regjistrim dhe mbrojtje të mëvonëshme
- Rrjedhshmëri në gjuhën shqipe dhe angleze
- Aftësi për të bërë kërkim intensiv
- Aftësi të shkëlqyera analitike dhe problem-zgjidhëse
Të gjithë kandidatët e kualifikuar sa më sipër mund të dërgojnë CV, Diplomat dhe Licensimet në adresën e email-it info@legit.al.