Qëllimi i platformës së mësimit online është qe të ofrojë mundësi të ndryshme për të mësuar në lidhje me të drejtat e njeriut, gjithëpërfshirjen dhe diversitetin, si dhe barazinë gjinore në një format që është i lehtë për t’u qasur dhe për t’u përdorur. Kjo platformë do të shërbejë si një mundësi mësimi për të gjithë ata që janë të interesuar në këto tema, si dhe një mundësi për ndërtimin e kapaciteteve për individët që duan të përdorin këtë njohuri për avancimin e tyre profesionale brenda një institucioni apo organizate.
Platforma siguron një mundësi për të gjitha palët e interesuara që të përdorin këtë kanal që mundëson ndërtimin e kapaciteteve, me qëllimin për t’u bërë një hapësirë virtuale për të mësuar rreth temave brenda profileve të parapara. Kurset e ofruara brenda platformës përfshijnë një ndërthurje të mjeteve interaktive të të mësuarit duke përfshirë video, materiale leximi dhe kuize. Përdoruesit që kryejnë kurse të ndryshme kanë mundësinë të mësojnë dhe të certifikohen në tema specifike.
- Mbledhja e fondeve për fushatë zgjedhore
- Përfshirja e burrave në procesin e advokimit për barazi gjinore
- Përfshirja e perspektivës gjinore në punën e institucioneve publike
- Përfitimet e diversitetit gjinor
- Rruga për barazi gjinore