Komuna Pejë shpall konkursin për pozicionin Specialist Ligjor.
Afati i fundit i aplikimit: 09.12.2021
Përshkrimi i përgjithshëm i punës
- Ndihmon në hartimin e planeve të punës për zbatimin e detyrave të përcaktuara në bazë të objektivave të Drejtorisë dhe jep rekomandime lidhur me realizimin e objektivave të njësisë;
- Harton dhe zhvillon legjislacionin për aktet tjera juridike, kontrata, marrëveshje nga fushë veprimtaria e drejtorisë;
- Bënë hulumtime dhe analiza që ndërlidhet me ligjet dhe aktet nënligjore brenda fushës së përgjegjësisë së drejtorisë dhe Komunës, si dhe jap rekomandime, këshilla, udhëzime për menaxhmentin e drejtorisë;
- Bënë pajtueshmërinë e projektligjeve dhe projekt akteve tjera nënligjore me kornizën kushtetuese dhe me legjislacionin në fuqi në Kosovë dhe me legjislacionin e Bashkimit Evropian si dhe merr pjesë në hartimin e strategjisë legjislative të Komunës;
- Kujdeset që përmbajtja dhe forma e projekt akteve normative të jetë e saktë, si nga aspekti gjuhësor dhe teknik si dhe të jetë identike me gjuhet zyrtare;
- Sipas kërkesës dhe sipas udhëzimeve të nivelit më të lartë jap opinione ligjore si dhe bënë hartimin e projektmarrëveshjeve, projektvendimeve dhe projekt akteve tjera;
- Bashkëpunon me njësit tjera brenda Komunës për aktivitetet që ndërlidhen në fushën e legjislacionit;
- Kryen edhe detyra tjera në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi.
Kërkesat e përgjithshme për pranim
- Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
- Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
- Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji.
Kërkesa të përgjithshme:
- Njohuri të plota dhe të specializuara në fushën profesionale specifike;
- Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatës dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësit;
- Njohuri të mira të metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike dhe në marrjen e Vendimeve;
- Aftësitë të arsyetimit logjik dhe analizës;
- Aftësitë për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave;
- Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
- Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësitë për të përfaqësuar.
Mënyra e aplikimit
Përmes portalit për rekrutim elektronik.
Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim
- Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore;
- Kopjet e dëshmisë së punësimit;
- Kopjet e dëshmisë së trajnimeve.
Për më shumë informacion kliko këtu.