Shëndeti është pasuria më e madhe. Më 3 Janar ne festojmë Ditën Ndërkombëtare të Mirëqenies Mendore dhe Fizike, një ditë që i kushtohet rëndësisë së mirëqenies mendore dhe se si kjo ndikon në mirëqenien fizike, të cilat – së bashku – janë testuar shumë në këto dy vitet e fundit.
Malcolm Forbes Jr., botuesi i revistës Forbes është shprehur se “Shumë njerëz nënvlerësojnë atë që janë, dhe mbivlerësojnë atë që nuk janë”. A ju tingëllon e njohur kjo shprhje?
Duke qenë se Viti i Ri është periudha kur ne mendojmë më shume se zakonisht për tërësinë e mendimeve dhe jetën tonë të përditshme, ne besojmë se 3 janari është dita e përsosur për të reflektuar mbi mirëqenien e mendjes dhe trupit tonë.
Në fund të çdo viti, ne zakonisht shkruajmë pritshmëritë e vitit tjetër. Të tregohemi të sinqertë, sa herë e keni përfshirë shëndetin e mirë të Qenies?
Për të cituar autorin e librit “12 Rregulla për Jetën,” Jordan B. Peterson: “Mos e nënvlerësoni fuqinë e vizionit dhe objektivave. Këto janë forca të parezistueshme, të afta për të transformuar ato që mund të duken si pengesa të pakapërcyeshme në shtigje të kalueshme dhe mundësi për të zgjeruar jetën. Forconi individin. Filloni me veten. Kujdesuni për veten. Përcaktoni se kush jeni. Përsosni personalitetin tuaj. Zgjidhni destinacionin dhe artikuloni qenien tuaj.” – ju mund t’i shkruani objektivat ose jo, por sigurohuni që të vendosni në krye të prioriteteve të përditshme kujdesin ndaj Qenies.
“Ju duhet t’i mbani premtimet që i bëni vetes dhe ta shpërbleni atë, në mënyrë që të mund t’i besoni dhe t’a motivoni vazhdimisht. Ju duhet të përcaktoni se si silleni ndaj vetes, në mënyrë që të keni më shumë gjasa të bëheni dhe të qëndroni një njeri i mirë.”
Sekreti për të marrë mbrapsht rezultate që zgjasin – është të mos hiqni dorë kurrë nga përmirësimi i vetes. Këtë praktikë e kemi ndjekur në përditshmërinë tonë që prej leximit të librit “Zakone atomike” nga James Clear.
Çfarë lidhje ka kjo ditë me juristët?
Të dhënat tregojnë se juristët harxhojnë 11.2 orë në javë duke u marrë me krijimin dhe menaxhimin e dokumenteve, dhe të paktën 6 prej këtyre orëve janë kohë e humbur.
Orët e gjata në kërkim, procese negocimi dhe hartim kontratash, e mbingarkojnë organizmin, që e shfaq këtë gjendje si rraskapitjeje emocionale, mendore dhe fizike.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë “Shëndeti mendor është një gjendje e mirëqenies në të cilën individi realizon aftësitë e tij për të përballur streset e përditshmërisë, për të punuar në mënyrë më produktive dhe për të qënë në gjendje të japi një kontribut në komunitet.”
Ne e konsiderojmë komunitetin tonë më shumë se një “grupim juristësh”. Të lidhur nga profesioni, Legit synon jo vetëm të revolucionarizojë industrinë ligjore, por edhe t’a bëjë jetën e çdo juristi më të lehtë duke përdorur procesin e automatizimit të kontratave.
Si njerëz, ne e kemi të nevojshëm automatizim që trupat tanë të funksionojnë në harmoni, njësoj si një orkestër. Në këtë mënyrë ne krijojmë zakone të qëndrueshme dhe të besueshme, më pak vështirësi për të përballuar jetën dhe më shumë parashikueshmëri.
Si profesionistë, na duhet automatizimi në mënyrë që orët tona të punës të jenë më eficente dhe të shmangim rraskapitjen.
Sipas Jaya Jaya Myra, një eksperte e mirëqenies, kjo është formula që ju ndihmon të harmonizoni mendjen dhe trupin:
M – Menaxho balancën punë – jetë personale
I — Investo në përsosjen e vetes
R — Realizo qëllimet e tua
Ë – Ëndërro dhe dashuro pa frikë
Formula e Legit është kjo:
- Trupi – Bëhu pjesë e sfidës sonë të jogës
- Puna – Automatizimi do t’ju shpëtojë jetën! Njoftohu i pari për lançimin e platformës sonë. Abonohu këtu.
- Mendja – Zakone Atomike; 12 Rregullat e Jetës
Ki Parasysh
- Profesioni është (vetëm një) pjesë e Qenies suaj, jo e kundërta.
- Mirëqenia është (dhe gjithmonë duhet të jetë) prioriteti juaj kryesor.
Ne e dimë se 2021 mund të ketë qenë një vit sfidues. Prandaj këtë Vit të Ri, shpërblejeni veten duke u përballur dhe tejkaluar sfidat që evitoni prej kohësh, dhe mos harroni të merrni kohën që ju duhet për t’u rikuperuar prej tyre. Shëndeti juaj fizik dhe mendor është shumë i rëndësishëm, kështu që i kushtoni (të paktën) kohë çdo ditë për të kuptuar se si ndiheni.
Ji prezent! Jeto në këtë moment! Ji legit!