Dita Botërore e Logjikës


14 janari është shpallur nga UNESCO si Dita Botërore e Logjikës, për të rritur ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e logjikës – si një tipar dallues i natyrës njerëzore, përveç dijes, arsyes dhe vetëdijes. 

Për të cituar Aristotelin, “Logjika është instrumenti për të arritur tek e vërteta“, falë saj njerëzit kanë zbuluar dimensione të reja të të jetuarit dhe kanë zhvilluar (pothuajse) çdo model ekzistues të dijes.

Shkencëtarët kanë krijuar pajisje inteligjente dhe autonome, ndikimi i të cilave është i paprecedentë në çdo disiplinë kërkimore: mjekësi, teknologji, ekonomi dhe ligj.

Inteligjenca artificiale (AI) bazohet mbi arsyetimin logjik, por nuk është e vetmja disiplinë që e përdor. Shkollat ​​e mendimit ligjor  janë ngritur duke ndjekur rregullat e logjikës të vetë baballarëve themelues të logjikës.

Vetë ligji është më shumë se tërësia e akteve procedurale, apo një mori rregullash që duhen ndjekur, përkundrazi –  i shërben shoqërisë po aq sa logjia, juristëve. Juristët duhet të kenë njohuri mbi rregullat e arsyetimit logjik për të arritur në përfundime të sakta të bazuara në premisa të vlefshme dhe në përputhje me faktet.

 

A duhet ta studiojmë logjikën për ta zotëruar mirë atë?

Varet. Ne nuk duam të japim përgjigjen tipike të avokatëve, apo të dukemi imponues, megjithatë disa njerëz arsyetojnë mirë nga natyra e tyre, dhe të tjerë nga praktika.

Megjithatë, ne besojmë se nuk ka një formulë që i përshtatet të gjithëve, prandaj Universitetet – si institucionet që përgatisin profesionistët e rinj të shoqërisë – duhet të ndryshojnë kurrikulat e tyre dhe të nderojnë bashkë me UNESCO-n rëndësinë e ditës botërore të logjikës.

Kjo ishte mënyra e Legit për të kujtuar rëndësinë e kësaj dite . A keni ndonjë ide?

Ndajeni me ne në komentet më poshtë.

,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *