Përgjatë viteve 1900, Henry Ford, një industrialist amerikan dhe themelues i “Ford Motor Company” filloi lidhjen e kontratave franchising, përdorimi i së cilave u zgjerua nga fundi i shekullit XX.
Shqipëria ka kushtet e përshtatshme eknonomike për krijimin e marrëdhënieve kontraktore bazuar në një kontratë Franchising. Megjithatë, për shkak se “franchising” është koncept i ri në realitetin shqiptar, ka pak cështje gjyqësore se si Kodi Civil duhet të zbatohet në rastet praktike.
Nenet që rregullojnë franchising gjenden në Kapitullin XX të Kodit Civil Shqiptar (nenet 1056-1064). Një kontratë franchising, sipas Kodit Civil, është një formë e kontratës që përfshin detyra të vazhdueshme për subjektet mbi:
- Zhvillimin dhe promovimin e tregtisë
- Kryerjen e shërbimeve në bashkësi
- Zbatimin e detyrimeve specifike
Me një përkufizim të tillë, kuptojmë se detyrimet janë materiale dhe jomateriale. Palët kanë një angazhim reciprok për të mbështetur moralisht njëra – tjetrën në kohë të vështira dhe të përpiqen ta bëjnë biznesin më të suksesshëm në të ardhmen, në mënyrë që të zgjerohet dhe të forcohet.
Çfarë është Kontrata Franchising?
Franchising është një kontratë midis palëve të pavarura juridikisht dhe financiarisht nga njëra-tjetra, ku njëra palë i ofron palës tjetër të drejtën për të tregtuar një produkt ose shërbim të caktuar nën markën e tij, duke ofruar një tërësi të drejtash jo materiale, modelesh, skicash, idesh fitimi, duke dhënë mbështetje dhe asistencë teknike përkundrejt vlerës së paguar, e cila është detyrim i palës tjetër kontraktuese.
Kjo kontratë mundëson bashkëpunimin e bizneseve me njëri tjetrin për të menaxhuar dhe zhvilluar një markë, si dhe lejon realizimin e prodhimit të një biznesi duke vënë në dispozicion asetet e një biznesi tjetër.
Cilat Janë Karakteristikat e Kontratës Franchising?
- Duhen të paktën dy palë (persona fizikë ose juridikë) për të lidhur një marrëveshje franchising.
- Në krahasim me kontratat e tjera, kjo kontratë ka qëllim në vetvete fitimin e dyanshëm të palëve.
- Palët përfitojnë financiarisht dhe juridikisht, në aspektin e të drejtave dhe detyrimeve që kanë përkundrejt njëra-tjetrës.
- Franshizdhënësi është i detyruar të udhëzojë Franshizmarrësin për mënyrën e tregtimit të produktit, ose të ofrimit të shërbimit.
- Franshizdhënësi merr karakteristikat e një furnizuesi, i cili i mundëson Franshizmarrësit përdorimin e markës/simbolit të tij, për shpërndarjen e produkteve/ shërbimeve.
Cilat Janë Palët në Kontratën Franchising?
Palët në kontratën franchising janë “Franchizdhënësi” dhe “Franchizmarrësi”.
Në këmbim të pagesës fillestare, një tarife besimi, ose pagesës së dy tarifave, Franchizdhënësi i jep produktin/ shërbimin e tij një biznesi/ personi tjetër për ta tregtuar nën markën ose simbolin e tij.
Franchizmarrësi është pala e zgjedhur nga Franchizdhënësi për të drejtuar biznesin në emër të tij.
Cilat janë llojet e franchising?
Gjykata Evropiane e Drejtësisë dalloi tre lloje të marrëveshjeve të franchising në vendimin e saj në çështjen “Pronuptia”.
- Franchising i Produkteve
Franchizmarrësi prodhon produkte nën udhëzimet e Franchizdhënësit dhe i shet ato nën emrin e markës së franchidhënësit.
- Franchising i Shpërndarjes
Franchizmarrësi shet produkte në treg të cilat mbajnë markën/simbolin e Franchizdhenesit.
- Shërbimi Franchise
Franchimarrësi jep një shërbim nën markën/simbolin/markën tregtare të Franchidhënësit, sipas udhëzimeve të këtij të fundit.
Llojet e tjera të franchising janë zhvilluar për shkak të nevojave të tregut, siç është për shembull, franchising social, logjistika për palët e treta, franchising i bazuar në pasuri të paluajtshme dhe franchising i eventeve.
Marrëveshja e franchising është komplekse sepse përmban elemente të këtyre kontratave:
- Kontrata e shitjes
- Kontrata e sipërmarrjes së përbashkët
- Kontrata e furnizimit
- Marrëveshja e licencimit në lidhje me të drejtat e pronësisë industriale
- Mrrëveshje për transferimin e njohurive, etj.
Çfarë ndodh gjatë periudhës së negociatave?
Të drejtat dhe detyrimet përkatëse të palëve përcaktohen gjatë fazës së negociatave. Palët shkëmbejnë informacion në lidhje me aspektet përkatëse të biznesit të franchising gjatë negociatave parakontraktore.
Ka raste që një person hyn në negociata për të lidhur një kontratë Franchising vetëm për të marrë njohuri rreth mënyrës se si krijohet një firmë e suksesshme në treg, apo të përfitojë prej ekspertizës së Franchisdhënësit. Në këto situata, ndodhemi përballë negociatave të kryera me keqbesim, për shkak të mungesës së ndershmërisë. Nëse Franchidhënësi bëhet i vetëdijshëm për kët fakt, brenda periudhës 3 – vjeçare pas përfundimit të negociatave, Franchizmarrësi duhet të kompensojë Franchizdhënësin.
E drejta e dëmshpërblimit si rrjedhojë e shkeljes së konfidencialitetit mund të zgjasë deri në 3 vjet. Nëse kontrata nuk përmbushet për shkak të sjelljes së qëllimshme të një pale, pala tjetër mund të marrë dëmshpërblim.
Çfarë nënkuptojmë me fazë parakontraktore?
Marrëdhëniet parakontraktore përfshijnë bisedimet e palëve lidhur me kontratën Franchising. Gjatë këtyre bisedimeve, që mund të quhen ndryshe edhe faza e negociatave, palët duhet t’i tregojnë njëra-tjetrës gjendjen e punëve tregtare që kanë të bëjnë me kontratën franchising dhe veçanërisht programin e detyrimeve franchise.
Nisur nga rëndësia dhe njëkohësisht pasiguria që e karakterizon këtë fazë, është e rëndësishme që palët të informojnë njëra-tjetrën sipas parimit të mirëbesimit. Në kuadër të këtij parimi, disa nga fushat e hapura për negociata mund të jenë :
- Kushtet e rinovimit të kontratës
- Dëmshpërblimi
- Klauzolat e mbrojtjes së territorit
- Mundësia për të transferuar të drejtën nëpërmjet nënkontraktimit
- Shpenzimet e auditimit
Gjatë kësaj faze parakontraktore, secila nga palët mund të këshillohet me një avokat profesionist, si dhe duhet të insistojë për të marrë sqarime lidhur me specifikat që shihen si problematike në kontratë. Gjithsesi, palët janë të detyruara të ruajnë sekretin e informatave konfidenciale edhe në rast se kontrata nuk përfundohet.
A është gjithmonë Franshizmarrësi, pala që shkel negociatat e fazës parakontraktore?
Jo, nuk është gjithmonë franchizmarrësi ai që shkel parimin e besimit të mirë. Paragrafi i tretë i nenit 1058 i Kodit Civil nënkupton që, nëse Franchizdhënësi përfundon negociatat për shkak të sjelljes së tij/saj të qëllimshme, atëherë Franshizmarrësi ka të drejtën e një pagese të drejtë për kostot e bëra, për sa kohë që ky i fundit ndjek parimin e ruatjes konfidenciale të informacionit të dhënë gjatë negociatave, për 3 vjet pas përfundimit të tyre.
Ku mund të lexoj më shumë rreth kësaj kontrate?
Në Kodin Civil, ose duke u Abonuar te Legit.