Data 1 maj është Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, dhe festë zyrtare në më shumë se 80 shtete të botës.
Në Shqipëri, 1 maji është 1(një) nga 14 (katërmbëdhjetë) Festat Zyrtare.
- Data 1 Janar – Festa e Vitit të Ri
- Data 2 Janar – Festa e Vitit të Ri
- Data 14 Mars – Dita e Verës
- Data 22 Mars – Dita e Nevruzit
- E Diela e Pashkëve Katolike
- E Diela e Pashkëve Ortodokse
- Dita e Bajramit të Madh
- Dita e Kurban Bajramit
- Data 5 Shtator – Dita e Shenjtërimit të Shenjt Terezës
- Data 28 Nëntor – Dita e Pavarësisë
- Data 29 Nëntor – Dita e Flamurit
- Data 8 Dhjetor – Dita Kombëtare e Rinisë
- Data 25 Dhjetor – Krishtlindjet
Këtë vit, 1 maji i bie ditë e dielë, rrjedhimisht dita e pushimit do të shtyhet per ditën e hënë, më 2 maj.
Paga në Ditë Festash Zyrtare
Në ditën e festave zyrtare (zakonisht) nuk punohet, ama paguhesh – të paktën ky është rregulli i parashikuar në Kodin e Punës.
Megjithatë, nëse punëdhënësi e ka të nevojshme kryerjen e punëve edhe në ditët e pushimit zyrtar duhet:
- Ta parashikojë këtë mundësi në kontratën e punës
- Të njoftojë paraprakisht punëmarrësin e tij mbi këtë kërkesë
- Të ofrojë një pagë shtesë për atë ditë.
Si llogaritet paga shtesë?
Paga shtesë llogaritet mbi pagën bazë. Kodi i Punës parashikon se shtesa mbi pagë nuk duhet të jetë më e vogël se 25 % e pagës bazë minimale orare.
Llogaritja e shtesës mbi pagë duhet bërë në përputhje me vendimin e fundit të Këshillit të Ministrave, me Nr. 158, datë 12.3.2022 “Për Përcaktimin e Pagës Minimale në Shkallë Vendi”.
- Paga bazë mujore është 32 000 (tridhjetë e dy mijë) lekë.
- Koha normale e punës ëhtë 174 (njëqind e shtatëdhjetë e katër) orë pune në muaj
- Paga bazë minimale orare është 183,9 (njëqind e tetëdhjetë e tre presje nëntë) lekë.
Punësimi në Shqipëri
Për t’u informuar më shumë rreth punësimit në vend, shkarko guidën elektronike “Punësimi në Shqipëri”!
Për postime të ngjashme na ndiq në rrjetet tona sociale:
Gëzuar ditët e festave zyrtare!