Trajnim për Gratë në Biznes: Bazat e Manxhimit Financiar


Bazat e Menaxhimit Financiar është një trajnim 4 ditor, që do të organizohet në Tiranë në datat 17 – 18 Maj dhe 24 – 25 Maj 2022, tek Hotel Opera.

Trajnimi do t’ju ndihmojë të kuptoni se sa i shëndetshëm është financiarisht biznesi juaj dhe se si të shfrytëzoni mundësitë për të investuar në të. 

Gjatë katër ditëve të trajnimit ju do të mësoni:

  • Rëndësinë e planifikimit financiar
  • Analizimin e raporteve kryesore financiare
  • Ndërlidhjen ndërmjet kostove, të ardhurave dhe arsyen përse bizneset falimentojnë
  • Mënyra efikase mbi kontrollin dhe reduktimin e kostove 
  • Përdorimin e burimeve të financimit 
  • Aftësitë kryesore për aksesin në financim duke praktikuar prezantimin e biznesit tuaj tek investitorët, përfshirë bankat dhe kompanitë investitore.

Përmbajtja e trajnimit është e dizenjuar për gratë sipërmarrëse. Kursi është i organizuar në dy sesione trajnimi dy-ditore secila, me një distancë kohore prej një jave. Ndërkohë që sesioni i parë fokusohet në prezantimin e planifikimit financiar dhe raporteve financiare, sesioni i dytë do ju ndihmojë se si të vlerësoni mundësitë e financimit të biznesit dhe si të shmangni gabimet në menaxhimin financiar.

Kursi bazohet në ndërthurjen e praktikave më të mira ndërkombëtare me njohuritë e ekspertëve vendas. Grupi i fokusit për pjesëmarrje në këtë trajnim janë gratë në biznes të cilat operojnë në sektorët e turizmit dhe agrobiznesit si dhe sektorë të tjerë prioritarë të ekonomisë.

Aplikoni këtu!

Trajnerët do të jenë Prof. Manjola Naço dhe Prof. Blerta Zilja, me eksperiencë të konsiderueshme në menaxhimin financiar dhe çështje të menaxhimit të biznesit.

Pjesëmarrja në trajnim është pa pagesë, falë kontributit të donatorëve të Programit për Gratë në Biznes, Suedisë, Luksemburgut, Italisë dhe BERZH.

Nxitoni të aplikoni! Vendet janë të limiturara! Për më shumë informacion, ju lutem dërgoni një email tek prengae@ebrd.com ose telefononi në numrin +355 69 20 60 856.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *