Kontrata e Punës: Nëse Mund të Punësosh, Duhet të Kontraktosh


Nëse nuk mund të krijosh, mund të punosh.

–  Henry Miller, Novelist

Nëse mund të punosh apo do të punësosh, të duhet një kontratë pune

Në çdo rast? Po, në çdo rast. Kontrata e punës është një ‘sine qua non’ (nga latinishtja: kusht pa të cilin nuk mund të bëhet). 

Atëherë pse ka njerëz që punojnë pa një kontratë pune? 

 

Po, ka punëmarrës që punojnë pa një kontratë pune. Të dhëna nga raporti i funditInspektoriatit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore (ISHPSHSH) tregojnë se mungesa e kontratës së punës vërehet edhe në rastet kur punonjësi rezulton i deklaruar në skemën e sigurimeve shoqërore.

Mungesa e kontratës së punës me shkrim është tregues informaliteti. Sipas të njëjtit raport, në 1570 subjekte private të evidentuara, 0.8% e punëmarrësve ishin pa një kontratë pune. Kjo dukuri është më e shpeshtë në industrinë e hotelerisë (2.8%) dhe ndërtimit (1.5%).

Arsyet mund të jenë të ndryshme

 

Po hyjmë drejt e në temë: Ky është artikulli i tretë i serisë “Për çdo problem ligji e ka një zgjidhje, ndërsa ne në Legit kemi dy.”

Për lexuesit e rinj: Urime, sapo u bëtë #LEGIT! Faleminderit që na jeni bashkuar! 🙂

Lexo këtu artikullin e parë të serisë: Një Statut për Regjistrimin dhe Platforma Legit
Lexo këtu artikullin e dytë të serisë: Punonjësi u Largua Sot. Çfarë të Bëj?

Kësaj here duam t’i përgjigjemi pyetjeve:

  1. Kur më duhet një kontratë pune?
  2. Si ta hartoj një kontratë pune?

Këshillë #legit: Lexojeni materialin në vijim me këtë normë ligjore në mendje:

Kontrata e punës lidhet në formë të shkruar.

– Neni 21, Kodi i Punës

Kur më duhet një kontratë pune?

 

Një kontratë pune duhet hartuar sa herë që po punëson dikë në cilësinë e punëdhënësit.

Kontrata e punës është një marrëveshje ndërmjet punëmarrësit dhe punëdhënësit, që rregullon marrëdhëniet e punës dhe përmban të drejtat dhe detyrimet e palëve.

kontratën e punës punëmarrësi merr përsipër të ofrojë punën ose shërbimin e vet për një periudhë të  caktuar  ose  të  pacaktuar  kohe,  në  kuadër  të  organizimit  dhe  të urdhrave  të  një  personi  tjetër,  të  quajtur  punëdhënës,  i  cili  merr përsipër të paguajë një shpërblim.” 

Nga përkufizimi që jep Kodi i Punës për kontratën e punës, ki parasysh të hartosh një të tillë sa herë që:

A mund të nis puna nëse nuk është hartuar ende një kontratë pune?

 

Parimisht, po. Megjithatë, kontrata e punës duhet lidhur brenda 7 ditëve nga dita fillimit të punësimit. 

Çfarë duhet të përmbajë kontrata e punës?

 

Kontrata e punës duhet të jetë e shkruar dhe të përmbajë këto elemente:

  • Identitetin e palëvë
  • Vendin e punës
  • Përshkrimin e përgjithshëm të punës
  • Datën e fillimit të punës
  • Kohëzgjatjen, kur kontrata është lidhur me afat të caktuar
  • Afatin e njoftimit për zgjidhjen e kontratës
  • Elementët përbërës të pagës dhe datën e dhënies së saj
  • Kohën normale javore të punës
  • Referenca në kontratën kolektive në fuqi (nëse ka)
  • Periudhën e provës, si dhe 
  • Llojet dhe procedurat e masave disiplinore (nësë nuk ka kontratë kolektive).
A duhet të hartoj kontratë pune për punonjësit sezonal?

 

Punësimi sezonal ka një ritëm tjetër nga punësimi i zakonshëm. Nevojat e biznesit për punonjës mund të jenë të ndryshme, gjithashtu. 

Lexo këtu më shumë rreth punësimit sezonal.

E pandryshueshme mbetet përgjegjësia e punëdhënësit për të hartuar kontratë pune me shkrim, edhe në sezon.

Në këtë rast, punëdhënësi duhet të specifikojë në klauzolën që rregullon kohëzgjatjen e punësimit, arsyen pse kontrata po hartohet me afat, pasi Kodi i Punës në nenin 140 kërkon që “lidhja e kontratës së punës për një periudhë të caktuar duhet të justifikohet me arsye objektive, që lidhen me natyrën e përkohshme të detyrës në të cilën punëmarrësi do të punësohet.

Si të hartoj një kontratë pune?

Respekto kërkesat ligjore dhe nevojat e biznesit tënd! Pasi të identifikosh kërkesat e tua dhe nevojat e biznesit tënd, kontratën e punës hartoje te Legit!

Nëse nesër ke 5 persona për të intervistuar, 3 nënkontraktorë për të takuar, kushtoji 5 minuta kohë hartimit të kontratës së Henrit – inxhinierit që ju bashkua ekipit tënd dje, por që ende nuk ka rënë dakort formalisht për nisjen e punësimit.

Kontrata e Punës Legit 

 

Te Legit ti mund të hartosh në 5 minuta një kontratë pune, që i përgjigjet nevojave të marrëdhënies së punësimit.

Mjafton të ndjekësh këto hapa:

  1. Regjistrohu në Platformë si përdorues
  2. Kliko “Krijo dokument
  3. Përzgjidh “Kontratë Individuale Punësimi” nga libraria e dokumenteve ligjore
  4. Harto kontratën e punës

Për sipërmarrësit #legit: Me abonimin 1-vjeçar ti mund të hartosh sa dokumente ligjore të dëshirosh, kurdo e në çdo kohë!

Libraria #legit:

 

Henri Miller kishte të drejtë! Nëse nuk mund të krijosh, mund të punosh. Nëse mund të punësosh, duhet të kontraktosh.

Kontraktim të mbarë! 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *