Samiti i PIRATËVE: Ja Si të Përfitosh Biletë Falas


PIRATE Summit është një konferencë e krijuar posaçërisht për sipërmarrësit në rrugëtimin e tyre.

 

Themeluar në vitin 2010, PIRATE summit fokusohet në:

 

  • ndarje eksperiencash
  • ndërveprim ndërmjet pjesmarrësve
  • të mësuarit nga sipërmarrësit e tjerë, dhe
  • një atmosferë si festival.

 

Përse duhet të merrni pjesë?

 

PIRATE summit është për njerëzit që duan:

  • të shijojnë një eksperiencë ndryshe
  • të angazhohen në mënyrë kuptimplote
  • të krijojnë miqësi të reja
  • të vihen në kontakt me miqësitë e vjetra 
  • të jenë vetvetja.

Çdo vit, samitit të PIRATËVE i bashkohen 1000 pjesëmarrës nga e gjithë bota.

Përdorimi i teknologjisë është një prej temave që do të diskutohet gjerësisht në samit, megjithatë kjo nuk e kthen eventin në një samit për teknologjinë. PIRATE summit është  një konferencë për ata sipërmarrës që e dinë se janë të zotët e jetës së tyre. Rrjedhimisht, PIRATE Summit është një konferencë për sipërmarrjen.

 

BILETA FALAS

 

Samiti i PIRAT-ëve ofron bileta falas për sipërmarrësit që nuk kanë burime financiare për t’u bërë pjesë, por meritojnë të jenë pjesë e ngjarjes. Prandaj, ata që dëshirojnë të ofrojnë bileta falas për dikë tjetër, do të mund ta bëjnë këtë nëpërmjet kontributeve. 

Një tjetër mundësi është të shkruani këtu një paragraf të shkurtër se çfarë ju bën ju dhe/ose startup-in tuaj të përshtatshëm për të përfituar një biletë falas. 

Nëse mendoni se kjo është një kauzë që ia vlen të mbështetet, mund të kontribuoni në dy mënyra:

  • Duke blerë biletën “Patron #GIVE” gjatë procesit të blerjes së biletave. Çdo biletë e tillë ndihmon organizatorët të ftojnë një sipërmarrës. Kjo do t’ju japë juve dhe personit tjetër të përzgjedhur akses në samit.
  • Duke dhuruar një bursë, duke blerë biletën e dhurimit. Kjo do t’i japë vetëm pjesmarrësit tjetër biletë për të marrë pjesë në ngjarje dhe nuk do të përfshijë biletë pjesmarrjeje për ju. 

Për t’ju falënderuar për bujarinë tuaj, ju do të mund të merrni një kupon, me anë të së cilit mund të shpenzoni në dyqanin e PIRATE summit. 

PIRATE summit po kërkon për sipërmarrës të talentuar të cilëve u mungojnë burimet financiare dhe për të cilët ky samit mund të jetë një nxitje për t’u përmirësuar në rrugëtimin e tyre. 

A mendoni se mund të bëheni pjesë e Programit të Bursave për Sipërmarrjen?

Aplikoni këtu

Dëshironi të mbështesni Programin e Bursave për Sipërmarrësit e tjerë?

Dhuroni këtu

Suksese!

 

,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *