Business Magazine do të mbajë më 8 shtator eventin me temë “Arti në biznes dhe biznes me art”, me rastin e lançimit të edicionit të 29 të revistës.
Të gjithë lexuesit dhe dashamirësit e Business Magazine janë të ftuar të marrin pjesë në takim për të diskutuar rreth temave aktuale të trajtuar në numrin e fundit të revistës:
- Luhatja e çmimeve
- Lançimi i dronit të parë shqiptar
- Zhvillimet që priten në ekosistemin e sipërmarrjes, etj
Eventi do të zhvillohet në ambientet e Destil Creative Hub, në orën 18:00.